play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Shoqata Italiane e Trajnerëve kërkon pezullimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare

today19/08/2025

Background
share close

Shoqata Italiane e Trajnerëve të Futbollit (AIAC) i ka dërguar një letër Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku kërkon që të bëhet apel pranë FIFA-s dhe UEFA-s për pezullimin e përkohshëm të Izraelit nga garat ndërkombëtare.

Vendimi u mor unanimisht nga Këshilli Drejtues Kombëtar i AIAC, pas mbledhjes së thirrur nga presidenti Renzo Ulivieri. Në apel theksohet se kjo nismë është një zgjedhje e domosdoshme, me synim mbështetjen e popullit palestinez, pas sulmeve në Gaza. Ulivieri u shpreh se sporti nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj pasojave të rënda të konflikteve.

Në të njëjtën linjë ishin edhe zëvendëspresidentët. Giancarlo Camolese shtoi se nuk është e drejtë të vazhdohet thjesht me lojën duke mbyllur sytë ndaj situatës.

Zëvendëspresidenti tjetër, Pierluigi Vossi theksoi se mes viktimave ka edhe shumë sportistë, çka e bën më të nevojshme reagimin ndërkombëtar.

“Ka shumë njerëz që vdesin, pa pasur asnjë faj. Midis tyre shumë sportistë. Një arsye më shumë për kët kërkuar reagim ndërkombëtar, përfshirë edhe sektorin tonë”, theksoi ai.

Francesco Perondi nënvizoi se indiferenca ndaj vuajtjeve të popujve, përfshirë atë palestinez, nuk mund të pranohet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *