Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë.
Futbollisti kuqezi deklaroi se në të tilla përballje nuk ka favoritë, ndërsa shtoi se Shqipëria do të përgatitet vetëm për fitore.
“Luajmë në shtëpi një ndeshje shumë të fortë. Në këtë përballje nuk ka skuadër të favorizuar. Do luajmë si të barabartë dhe do të duket në fushë. Ne do përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë.
Besoj tifozët do jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu, nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do jenë korrektë. I presim në stadium, të na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.
Nga ana fizike të gjithë lojtarët do përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do jetë më e rëndësishme. Fizikisht, për shumë lojtarë nuk do jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga anën e mentalitetit duhet të jesh aty”, tha mesfushori.
Laçi deklaroi se është mundësi e mirë që Shqipëria luan në shtëpi këtë ndeshje dhe të gjithë duhet të futen me mendimin për të marrë 3 pikët. Ai tha se lojtarët e kanë mentalitetin për të marrë maksimumin në këtë përballje. Ndër të tjera, Laçi u shpreh se emocionet duhet të lihen jashtë, ndryshe nga tifozët.
“Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do jetë forca jonë besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.
Jemi profesionistë, do merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do kemi mbështetjen e tifozëve, do mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror. Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra, e kanë edhe mentalitetin lojtarët për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi Qazim Laçi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)