play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Seria B: Futbollist i vjedh kolegut makinën

today31/01/2024

Background
share close

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në klubin e Sudtirol, që militon në Serinë B italiane. Një futbollist i kësaj skuadre i ka vjedhur kolegut të tij makinën, teksa më pas ka nisur një ndjekje e ethshme në rrugët e qyteti nga polica derisa e kanë ndaluar.

Klubi i Sudtirol bëri të ditur se ka larguar nga radhët e tij, duke prishur kontratën, futbollistin 19-vjeçar Amnei Mutasime, italo-maroken, i cili aktivizohej me ekipin e të rinjve, por kishte luajtur edhe me skuadrën e parë në Serinë B.

Në bashkëpunim me dy miq të tij, ai i kishte vjedhur automjetin një shoku të skuadrës. Pasi i kishte rrëmbyer makinën në një nga rrugët e Bolcanos, ai ishte pikasur nga policia e cila kishte nisur një ndjekje me shpejtësi të lartë në rrugët e qytetit.

Vetëm pasi u vendosën disa postoblloqe, i riu ndali makinën e tij, teksa u zbulua se nuk kishte as patentë për nisjen e automjetit që kishte vjedhur.

Ndaj tij dhe dy bashkëpunëtorëve tani rëndojnë akuza të shumta për thyerjen e ligjit dhe karriera futbollistike e anësorit të majtë, mund të cilësohet e mbyllur.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *