Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas mungesës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, vajzat kthehen në ekipin shqiptar, madje të shumta. Përveç Lara Colturit, nga e cila shpresohet të arrihet medalja e parë historike për Shqipërinë, do të jenë edhe Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
Semire jeton rreth 50 kilometra larg Cortinës, zemra e Olimpiadës së këtij viti.
18-vjeçarja, e lindur në Itali me baba shqiptar dhe nënë italiane, tregon se nuk e priste që të ishte kaq shpejt pjesë e Lojërave Olimpike.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj Olimpiade dhe që përfaqësoj vendlindjen e babait tim. Nuk e prisja, të them të drejtën”.
Semire motivohet edhe nga fakti se do të garojë përkrah yjeve të Kupës së Botës.
“Është diçka emocionuese, pasi do të përballem me skiatorë që garojnë në Kupën e Botës. Në garat ku do të marr pjesë do të përpiqem të jap më të mirën time”.
Semire Dauti do të garojë në dy disiplina në Milano–Cortina 2026: në slalom gjigant dhe slalom.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)