Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/06/2025
Kampionati Europian i 21-vjeçarëve, emocionet që përjetohen ekskluzivisht në televizionin Klan Plus, zbaton edhe një rregull të ri.
Gjithçka lidhet me portierët, të cilët nuk do të kenë mundësi për të vonuar pafund lojën.
Një rregull që zëvendëson rregullin “6 sekonda” i cili akordonte një goditje të lirë brenda zonës.
Numërimi mbrapsht prej tetë sekondash fillon kur portieri ka kontroll të plotë të topit dhe nuk sfidohet nga një lojtar kundërshtar.
Gjyqtari duhet të numërojë mbrapsht në mënyrë të dukshme pesë sekondat e fundit, duke u siguruar që portieri ta shohë këtë.
Nëse kundërshtarët fillojnë të ushtrojnë presion mbi portierin ose ta pengojnë atë gjatë numërimit mbrapsht, gjyqtari do ta ndalojë numërimin mbrapsht dhe do t’i akordojë portierit një goditje të lirë indirekte.
Rregulli debuton në Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve, pasi ai do të zbatohet në të gjithë kompeticionet e UEFA-s.
Ai do të përdoret në të gjitha ndeshjet e garave, pra edhe në kualifikueset e Kupës së Botës, Ligën e Kombeve dhe mbi të gjitha Champions, Europa dhe Conference League.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)