Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Roberto Carlos është një tjetër kandidat për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, Ajansspor.
Kjo gazetë shkruan se Federata e Futbollit të Kosovës e ka kontaktuar edhe trajnerin turk, ?enol Güne?.
“Thuhet se së bashku me ?enol Güne? në listën e Kosovës është edhe Roberto Carlos, i cili ka luajtur për Fenerbahçen në Turqi dhe për një kohë ka punuar si trajner i Sivassporit dhe Akhisar Belediyespor”, shkruan gazeta turke.
Së fundmi, FFK-ja ia vuri syrin trajnerit spanjoll, Robert Moreno, i cili pas takimit me kryetarin Agim Ademi megjithatë e zgjodhi opsionin rus të FC Sochi.
Shtëpia e futbollit kosovar është në kërkim të pasardhësit të Primoz Glihas, i cili u largua nga “Dardanët” në fund të kualifikueseve për Euro 2024.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)