Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Trajneri Hansi Flick dhe Barcelona kanë marrë lajme pozitive nga infermieria. Braziliani Raphinha ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Sulmuesi 29-vjeçar pësoi një lëndim në kofshë gjatë një miqësoreje mes Brazilit dhe Francës në fund të marsit, duke qëndruar jashtë fushave për disa javë.
Rikthimi i Raphinha-s vjen në një moment vendimtar, megjithëse Barcelona ka dominuar edhe pa praninë e tij, duke mbajtur një distancë prej +11 pikësh nga Real Madridi kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të La Liga-s.
Braziliani ka qenë një nga shtyllat e suksesit të këtij sezoni, me një bilanc prej 19 golash dhe 8 asistesh në 31 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)