play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Rikthehen emocionet e Champions League

today13/02/2024

Background
share close

Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve. Dy përballje të fazës së 1/8-ave premtojnë vërtetë spektakël, pasi në fushë zbresin dy prej skuadrave kandidate për titullin kampion. Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City sfidon Copenhagen në ndeshjen që pritet të zhvillohet ‘Parken Stadium’.

Një duel që vlen shumë për Kopenhagen, pasi është hera e dytë që kjo skuadër gjendet në këtë fazë të kompeticionit. Ajo që kërcënon Sitin është fakti se danezët ia dolën për tu kualifikuar në një grup me rival si Bayern Munich dhe Manchester United. Megjithëse përballja me kundërshtarët anglezë në këtë fazë nuk është një shenjë e mirë, pasi në vitin 2011 ishte Chelsea ajo që i eliminoi.

Në ndeshjen tjetër, ekipi më me shume trofe në Europë, Real Madrid do të luajë në “Red Bull Arena” ndaj Lajpzig. Gjermanët janë kthyer në këtë fazë me eliminim direkt. Gjigantët e La Liga janë të frymëzuar për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të hedhur një hap të madh drejt çerekfinaleve të kompeticionit.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *