Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Marcus Rashford është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Sulmuesi anglez u prezantua me fanellën “blaugrana”, me të cilën do të luajë në formë huazimi për një vit nga Manchester United.
Sipas marrëveshjes, spanjollët kanë edhe opsionin e blerjes së lojtarit për rreth 30 milionë euro.
“Dua të ngre trofetë më të rëndësishëm dhe Barcelona është një prej klubeve më të mëdhenj, që çdo sezon synon t’i fitojë. Kjo është skuadra perfekte për të fituar. Është një ekip i ri, i talentuar dhe me shumë ambicie. Erdha të jap kontributin tim.”
Rashford, që ka fituar 2 FA Cup, 2 Kupa të Ligës dhe një Europa League me Manchester United, luajti i huazuar te Aston Villa prej muajit shkurt.
Sulmuesi regjistron 62 ndeshje dhe 17 gola të shënuar me përfaqësuesen angleze.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)