Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael, të cilën ia dorëzoi Kreu i Shtetit izraelit Isaac Herzog. Ky çmim akordohet për personalitetet më të rëndësishëm botërorë në politikë dhe në këtë rast vjen në formë nderimi për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, për tolerancën fetare dhe etnike.
“Të ngremë zërin kundër antisemitizmit!”, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.
“Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe ndryshe po kështu nga vendet e tjera, hebrejtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, për të gjetur mbrojtje dhe për të qenë të sigurt. Nuk mundem të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve, të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë, kur të gjithë udhëheqësit fetarë u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje për t’i dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrejve dhe ata menjëherë thanë: “Mund ta merrni floririn, po hebrenjtë janë tanët, do t’i mbrojmë”. Dhe ata nuk bashkëpunuan me nazistët dhe askush nuk e bëri këtë. Ka dy hebrenj në listën e personave të internuar në Gjermani nga e gjithë bota, por nuk janë hebrenj në fakt.
Janë dy shqiptarë që ishin djemtë e një familjeje shqiptare, që fshehu dy hebrenj dhe kur nazistët shkuan t’i merrnin, i vjetri i shtëpisë u tha, “prisni në derë”, sepse do t’ua dorëzonte, dhe u dorëzoi dy djemtë e tij, që përfunduan në Bergen-Belsen dhe nuk u kthyen kurrë, e nuk thanë kurrë që ata nuk ishin hebrenjtë që supozohej të mbronin. Historia jonë e Luftës së Dytë Botërore është e mbushur me episode të tilla e në të njëjtën kohë është një dëshmi që unë e ruaj shumë fort në zemër për të gjithë brezin e ardhshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e tjetrit, pavarësisht besimit të tij a të saj fetar. Dhe po, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por kjo ishte një nga arsyet pse nazistët nuk mundën të mbërrinin tek hebrenjtë, sepse myslimanët ishin mburoja e tyre më e fortë”, shtoi ai, duke kujtuar periudhën e viteve 1933-1945.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë! Hamasi janë nazistët e shekullit të ri dhe me ta nuk ka paqe e kompromis. Jam i sigurt se nuk e meritoj si person, por të gjithë shqiptarët e meritojnë këtë moment”, përfundoi kreu i qeverisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)