Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Samitin e Kievit për të përkujtuar 3-vjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.
Ai ka theksuar ndryshimet e rëndësishme në peizazhin diplomatik për Ukrainën dhe ka kërkuar nga liderët perëndimorë të mos injorojnë faktin që dialogu mes Shtëpisë së Bardhë dhe Rusisë ka ndryshuar.
Ai gjithashtu theksoi mbështetje të fortë për Ukrainën dhe aleatët e saj, por kishte dyshime për përqendrimin vetëm te aspektet ushtarake të konfliktit.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur, siç e dini të gjithë, dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si Evropa si kontinent, mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuar.
Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim”, ka thënë Rama.
Post comments (0)