Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa janë caktuar kryetarët e tetë komisioneve parlamentare.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme (në detyrë), Igli Hasani do drejtojë Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ulsi Manja, i cili deri më tani ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, do të drejtojë Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin për Bujqësinë Ushqimin dhe Zhvillimin Rural.
Milva Ekonomi do të drejtojë Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
Bledi Cuçi, do të drejtojë Komisionin e Sigurisë.
Anila Denaj, e cila deri më tani ka drejtuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të drejtojë Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Fatmir Xhafaj do të drejtojë Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Sakaq, Damian Gjiknuri do të drejtojë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ndërsa Arbjan Mazniku atë të Reformës Territoriale.
Ndërkaq, opozita do të drejtojë komisionet për “Edukimin Shkencën dhe Sportet; Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale; Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.
Kjo ishte mbledhja e parë që u zhvillua për këtë sesion parlamentar, pjesë e së cilës ishte dhe kryesocialisti, Edi Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)