Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Prej ditësh, mediat italiane e kanë bërë të kryer transferimin e Luka Modric te Milani. Mesfushori ka njoftuar largimin nga Real Madrid dhe po përgatitet për një aventurë të re.
U tha se marrëveshja me kuqezinjtë në Itali ishte mbyllur, por lojtari thotë diçka tjetër.
Sipas tij, fokusi momentalisht është te kombëtarja dhe më pas do të vendosë për të ardhmen.
“Nuk e kam marrë ende një vendim se ku do të vazhdoj karrierën. Kam pasur telefonata dhe kontakte, por ende nuk ka diçka të finalizuar. E kam lënë gjithçka pezull sepse dua të fokusohem te kombëtarja për momentin.
Zërat e merkatos mund të ndikojnë në përqendrim? Kjo është diçka që nuk mund ta shmangim. Për mua, por edhe për të tjerët nuk mendoj se ndikon te përqendrimi”, u shpreh Modric.
Pavarësisht kësaj deklarate, në Itali këmbëngulin se transferimi do të mbyllet gjatë kësaj jave, mes të martës dhe të mërkurës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)