Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shkundur stafin teknik të kombëtares pas barazimit me Letoninë.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ai pranon se sfida në Riga duhej të ishte fituar për të shpresuar akoma dhe më shumë në realizimin e ëndrrës, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
“Nuk arritëm të merrnim fitoren, por gara vazhdon, kemi ende dhe një gjysmë rruge përpara. Asgjë nuk është mbyllur dhe asgjë nuk ka mbaruar për asnjë nga rivalët tanë. Natyrisht, ne na duhet të rikthehemi në shtator më të kthjellët dhe më me uri e grintë për të marrë maksimalen e për të bërë rezultat e fitore edhe aty ku askush tani nuk mund ta mendojë. Stafi teknik duhet t’i nënshtrohet një analize bazike siç edhe përherë bën, por që këtë radhë kam bindjen që do të prodhojë një reagim të menjëhershëm. Luajtëm 4 sfida, kemi edhe 4 të tjera. Njohim forcën e rivalëve sikundër edhe ata njohin mirë peshën dhe rrezikun tonë. Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset e mundësitë tona që ende i kemi në këmbët tona”, është shprehur Duka.
Presidenti Duka kërkon që në ndeshjet e ardhshme të korrigjohen: “Ky është futbolli! A kemi gabime në lojë që kërkojnë të analizohen me qetësi e maturi? Patjetër. Si çdo ekip tjetër. Ne do të vazhdojmë fort dhe me besim garën tonë ende të hapur. Sepse, Ne jemi Shqipëria! Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi! Rikthehemi në shtator.”
Në 10 ndeshjet e luajtura pas kampionatit Europian, Shqipëria nën drejtimin e Sylvinho ka zhgënjyer jo pak, duke koleksionuar 3 fitore, 4 barazime dhe po kaq humbje.
Bilanc që mund të rrezikojë jo pak pozitat e teknikut brazilian në krye të kombëtares shqiptare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)