play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Presidenti Duka do të marrë pjesë në Kongresin e FIFA-s në Kanada

today29/04/2026

Background

Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror, Kongresin e 76-të të FIFA-s, i cili do të zhvillohet nesër, më 30 prill 2026 në Vancouver, Kanada.

Në këtë event me rëndësi të veçantë për vendimmarrjen globale të futbollit, FSHF do të përfaqësohet nga Presidenti Armand Duka.

Punimet do të zhvillohen në Vancouver Convention Centre, ku në fokus do të jenë çështje të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në nivel global. Axhenda përfshin raportin vjetor të FIFA-s, analizën e aktiviteteve dhe pasqyrave financiare për vitin 2025, si dhe miratimin e buxheteve për ciklin 2027 deri në 2030.

Në vijim do të trajtohen edhe tema të tjera të rëndësishme, si zgjedhjet në strukturat e FIFA-s, propozimet e federatave anëtare dhe përditësimet mbi iniciativën globale kundër racizmit.

Pjesëmarrja e FSHF-së në këtë Kongres konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse ndërkombëtare, ndërsa futbolli shqiptar do të përfaqësohet në këtë forum të nivelit më të lartë nga Presidenti Armand Duka.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *