play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Presidenti Begaj mirëpritet nga autoritetet më të larta të Austrisë së Epërme

today26/03/2025

Background
share close

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një takim nga Guvernatori i Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer, në kryeqytetin Linz, një nga qendrat ekonomike të rëndësishme në Austri. Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve me interes të përbashkët.

Presidenti Begaj ftoi Guvernatorin Stelzer për krijimin e hapësirave, në mënyrë që të shfrytëzohen potencialet që Shqipëria ofron për investitorët austriakë.

“Aktualisht, Shqipëria ka bërë hapa përpara, është një vend i cili njeh progres ekonomik dhe mendoj se kjo vizitë në Austrinë e Sipërme është një mundësi e mirë për të shikuar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme, të cilat mund të jenë me interes të përbashkët. Unë shoh shumë mundësi në turizëm, në energji, në ambient, në digjitalizim”, deklaroi Presidenti Begaj në Linz.

Kreu i Shtetit theksoi se ka potencial të madh për investime në këta sektorë, përfshirë dhe arsimin e lartë dhe atë profesional.

Gjatë vizitës në Linz kreu i shtetit u prit edhe nga kryetari i bashkisë së Linzit, Dietmar Prammer të cilin e falenderoi në mënyrë të veçanta për mirëintegrimin e komunitetit shqiptar që jeton në Linz.

Gjatë vizitës në Austri, Presidenti Begaj u takua dhe me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Vjenë dhe Linz, të cilët janë të mirë përfshirë në shoqërinë austriake në sajë të edukimi dhe punës së tyre në jetën publike, por edhe falë politikave mbështetëse që shteti austriak zbaton.

Kreu i Shtetit e cilësoi komunitetin shqiptar si faktor kontribuues në imazhin pozitiv të Shqipërisë, që shërben në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Austri, ndërsa shprehu  mirënjohje ndaj punës së shoqatave shqiptare për ruajtjen e identitetit, traditës, gjuhës e kulturës dhe të marrëdhënieve me vendlindjen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *