play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Prag Champions/ Shpërndahen biletat e para për fazën çerekfinale, luhet akti i dytë i 1/8, ja favoritët

today11/03/2025

Background
share close

Të martën në mbrëmje do të mësohen edhe 4 skuadrat e para që do të presin nga një biletë në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Bayer Leverkusen do të tentojë të pamundurën, pasi në Bay Arena do të kërkojë të përmbysë rezultatin 0-3 të sfidës së parë. Xabi Alonso është njeriu i duhur që mund të besojë te mrekullitë, duke qenë se ka përjetuar më parë si lojtar këtë ndjesi, ndaj ai është motivatori kryesor tek “Aspiriant”, megjithatë Bayern i Mynihut mbetet superfavoriti për të avancuar më tej.

Në “Anfield Road” do të zhvillohet ndërkohë akti i dytë mes përballjes Liverpool e PSG. Parizienët ishin dominues gjatë 90 minutëshit të parë, kur fati dhe portieri i redsave Allison i mohuan golin skuadrës së Luis Enriques. Tekniku spanjoll u shpreh se beson ende te kualifikimi pavarësisht humbjes 0-1, sidomos nëse skuadra e tij do të shfaq të njëjtën mënyrë loje sikundër bëri një javë më parë. Në krahun tjetër ekipi i Slot është i paralajmëruar. Anglezët duhet të menaxhojnë avantazhin e sfidës së parë, por mbi të gjitha duhet të korrigjojnë mënyrën e interpretimit të lojës ndaj kampionëve francez, për të mos komplikuar më tej situatën.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *