LSI-së ndryshon emrin, do të quhet “Partia e Lirisë”
Ish-presidenti i republikës, Ilir Meta, i cili ishte pjesë e Konventës Kombëtare të LSI-së, ka bërë publik për herë të parë ndryshimin e emrit të partisë të cilën e themeloi në vitin 2004. Duke nisur nga sot LSI do të quhet "Partia e Lirisë". Ndryshimi i emrit vjen pas ndryshimeve statutore që u miratuan në fillim të Konventës.