Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/07/2022

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dorëzuar Kuvendit dhe deputetëve një letër inforumuese në lidhje me çështjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për demilitimin e ujërave detare.
Meta shprehet se Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme kanë informuar me vonesë institucionin e Presidencës për këtë çështje si dhe ka shprehur rezerva për vendimet e tyre.
Sipas tij, negociatat duhet të realizohen duke ndjekur me përpikëri aktet ndërkombëtare ku Shqipëriështë palë, kuadrin e brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.
Meta nënvizoi se në vitin 2018 ka dhënë autorizimin e tij për plotfuqi të grupit negociator shqiptar, për të negociuar me palën greke për arritjen e një marrëveshjeje.
Rreth dy vite më parë, Shqipëria dhe Greqia vendosën t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar mes dy vendeve në bazë të ekspertizës dhe të të drejtës ndërkombëtare të detit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)