Kuvendi do mblidhet më 24 korrik për betimin e Presidentit të ri, Bajram Begaj
Më datë 24 Korrik Kuvendi do të mblidhet në seancë të posaçme plenare për të zhvilluar procesin e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. Ka qenë Konferenca e Kryetarëve e cila këtë të hënë ka vendosur thirrjen e kësaj seance të posaçme plenare. Bajram Begaj u votua më datën 4 Qershor si kreu i ardhshëm i shtetit. Begaj u zgjodh në postin më të lartë të shtetit […]