play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Pol Pogba i futet kinemasë

today06/05/2024

Background
share close

Larg fushave të lojës, si rrjedhojë e një dënimi 4-vjeçar, të cilin ai e ka apeluar për doping, Pol Pogba ka vendosur që t’i futet kinemasë.

Sipas asaj që raporton “le Parisien”, mesfushori i Juventusit, aktualisht po xhiron një film, “4 zero”, i regjisorit transalpin Fabien Onteniente. Pogba është parë në stadiumin “Parc de RueilMalmaison”, në shoqërinë e aktorëve Zherard Lanvin dhe Didië Burdon.

Mesfushori, kampion bote me Francën, interpreton rolin e një edukatori, përgjegjës të futbollistëve të rinj. Filmi parashikohet të dalë më 9 prill 2025 dhe është vazhdimi i “3 zero”, i dalë në kinema në vitin 2002. Mes personazheve të filmit bëjnë pjesë edhe dy pjesëtarë të tjerë të botës së futbollit si Roland Kurvi dhe trajneri historik Gui Roks.

Pogba aktualisht kujtojmë se është i pezulluar pasi më gusht 2023 rezultoi pozitiv ndaj testeve antidoping, në ndeshjen e parë të sezonit të Serisë A, ndaj Udinezes, edhe pse nuk zbriti asnjë sekond në fushën e lojës. Ai është dënuar me 4 vite pezullim, ndonëse këtë vendim, që mund t’i japë fund karrierës së tij, ka nisur procedurat që ta apelojë, ndonëse data nuk njihet ende.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *