play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Po lë gjurmë te Granada, klubi i La Liga interesohet për Myrto Uzunin

today02/05/2024

Background
share close

Pavarësisht se po luan i dëmtuar, Myrto Uzuni ia ka dalë të lërë gjurmë këtë sezon në La Liga me Granadan. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 1 asist, në 32 ndeshje të kampionatit spanjoll.

Uzuni ka shënuar më shumë gola se Rodrigo, Hoselu, Zhoa Feliks dhe Rafinja. Fakti që Granada mund të bjerë nga kategoria rrit mundësitë që 28-vjeçari të largohet nga kjo skuadër, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2026.

Mediat në Spanjë bëjnë me dije se së fundmi interes ka shfaqur Las Palmas. Ideja e këtyre të fundit është një huazim me të drejtë blerje-je, vendimtare do jetë vetë dëshira e futbollistit të kombëtares.

Las Palmas ka nevojë për përforcime në sulm, pasi reparti i avancuar në këtë sezon ka lënë për të dëshiruar. Afrimi i Uzunit shihet si lëvizja e duhur për të stabilizuar gjërat në ofensivë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *