play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Përplasje masive nga tifozët e Romës, arrestohen 102 persona në Francë

today24/09/2025

Background

Tifozët e Romës, u përfshinë në përplasje të ashpra në Nice të Francës mbrëmjen e së martës, ku kishin udhëtuar për ndeshjen e Europa League.

Sipas “L’Equipe”, policia ka arrestuar 102 persona të cilët ishin në posedim të armëve të ftohta. Ngjarjet kanë ndodhur në sheshin kryesor, ku raportohet se gjithçka nisi pas hedhjes së gotave nga disa tifozë drejt policisë, çka shkaktoi përleshje dhe ndjekje në rrugët e qytetit. Disa nga të ndaluarit ishin të maskuar për të mos u identifikuar.

Personat e arrestuar u shpërndanë në disa stacione policie dhe u vunë në dispozicion të prokurorisë së Nices. Përgjigja e shpejtë e forcave të rendit bëri të mundur që të parandalohej përhapja e incidenteve dhe dëmet në qytet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *