play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Përfundojnë në Vjeshtë 10 km e para të Tiranë – Durrës

today01/04/2025

Background
share close

10 km e para të autostradës Tiranës-Durrës që ka nisur të zgjerohet Vjeshtën e 2024, do të përfundojnë në fund të këtij viti.

Nga një superstradë, në përfundim të punimeve në të gjithë gjatësinë e saj, aksi Tiranë-Durrës do të ketë një autostradë të nivelit A me 3 korsi, plus një korsi emergjence ku lëvizja e lejuar do të jetë 130 km/orë.

Së bashku me zv/Kryeministren Balluku, Rama u njoh dhe me ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Plepa që do të jetë aksi alternativ pa pagesë i autostradës.

“Është një nga akset e shumëkërkuara, të cilit i erdhi radha dhe i cili do jetë një aks me profil turistik dhe për shkak të këtij territori ku kanë filluar të lindin agroturizmat dhe ku ne besojmë shumë që zhvillimi agroturizimit do jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu, pasi është një zonë që do përfitojë shumë nga rritja e turizmit dhe nga flukset që shkojnë drejtë Tiranës apo Durrësit”.

Edhe kjo rrugë është e ndarë në lote dhe 5 km e para do të përfundojnë në Dhjetor, përfshirë dhe ura e re e Beshirit që financohet nga Bashkimi Europian si pjesë e programit për ndërtimin e urave të dëmtuara nga tërmeti.

“3.75 m, duke e çuar kështu në kategorinë C dhe duke na dhënë ne mundësinë për të pasur një rrugë me shpejtësi nga 50 në 100 km në orë”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *