play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Përcaktohen gjysmëfinalistët e Kupës

today05/03/2026

Background
share close

Katër skuadra në garë për dy trofe. Ekipet e zonës final-four në Superligën shqiptare nuk tolerojnë as në Kupën e Shqipërisë, për tu kualifikuar në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

Ashtu siç edhe në kampionat, në Kupë trofeu do të diskutohet mes Vllaznisë, Elbasanit, Egnatias dhe Dinamos. Vllaznia konfirmoi forcën e saj në “Loro Boriçi”, duke mposhtur 2-1 rivalët dhe duke vulosur kualifikimin.

Kuqeblutë kishin fituar edhe ndeshjen e parë 1-0, duke kaluar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Pa shumë vështirësi avancoi edhe Dinamo. Pas suksesit 2-0 në takimin e parë, dinamovitët përsëritën të njëjtin rezultat edhe në ndeshjen e dytë, duke fituar sërish 2-0 dhe duke siguruar vendin mes katër skuadrave më të mira të kompeticionit.

Ndërkohë, një sfidë shumë e luftuar ishte ajo në “Egnatia Arena” mes Egnatias dhe Teutës. Takimi përfundoi në barazim 0-0, por fitorja 2-1 e rrogozhinasve në ndeshjen e parë në “Niko Dovana” rezultoi vendimtare për kualifikimin e rrogozhinasve në gjysmëfinale.

Tashmë sytë janë nga shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Përballjet do të përcaktohen përmes një shorti të lirë që do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, i organizuar nga Departamenti i Garave në FSHF, ku do të mësohen edhe duelet që do të vendosin finalistët e këtij sezoni.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *