play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Për herë të parë në histori, gjyqtaret shqiptare do të gjykojnë një ndeshje të Kampionatit Europian për femra

today30/05/2024

Background
share close

Pas gjykimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Ligën e Kampionëve në ndeshjen SL Benfica W – Barcelona W, gjyqtaret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën evropiane.

Emanuela Rusa si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes dhe Kejsi Tafili si gjyqtare e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Evropian për vajza.

Të premten në mbrëmje më datë 31 maj në orën 20:00, gjyqtaret shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër – Hungari që do të luhet në stadiumin “Tissot Arena”.

Një tjetër lajm i mirë dhe një sukses për gjqytarët shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa vlerësimi nga UEFA edhe për gjyqtaret vajza po rritet dita-ditës.

Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e e vitit 2023 Rusta u bë gjyqtarja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *