play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

today04/06/2025

Background
share close

Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime raportin për Shqipërinë, i përgatitur nga Andreas Schieder.

Raportuesi austriak nënvizoi se Shqipëria është tashmë një shtet pararojë me reformat integruese me objektiv anëtarësimin e vendit në familjen evropiane brenda vitit 2030.

Në këtë raport u bëhet thirrje palëve për dialog politik për të zbatuar në praktikë rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Puna e organeve të reja të drejtësisë, në veçanti e SPAK-ut, në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar është vlerësuar maksimalisht në këtë raport.

Në këtë mbledhje Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua nga deputetët Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Toni Gogu dhe Etjen Xhafaj.

Ky komision do të njihet në orët në vijim edhe me raportin e vëzhguesve të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *