play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Paris Saint-Germain fiton 5-4 ndaj Bayern Munich në një gjysmëfinale spektakolare

today29/04/2026

Background

Paris Saint-Germain ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së UEFA Champions League, duke fituar aktin e parë të gjysmëfinales me rezultatin spektakolar 5-4 ndaj Bayern Munich.

Sfida e zhvilluar në Parc des Princes dhuroi emocione të shumta dhe po ashtu përmbysje të vazhdueshme. Ishin bavarezët që kaluan të parët në avantazh, falë një 11-metërshi të realizuar nga Harry Kane. Megjithatë, vendasit reaguan shpejt, duke përmbysur rezultatin brenda pak minutash me golat e Khvicha Kvaratskhelia dhe João Neves.

Nuk vonoi përgjigjja e gjermanëve, pasi Michael Olise riktheu baraspeshën në minutën e 41-të. Por në shtesën e pjesës së parë, Ousmane Dembélé shënoi një gol spektakolar, duke çuar kështu rezultatin në 3-2 në favor të PSG.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për parizienët, të cilët shënuan edhe dy herë të tjera me Kvaratskhelia dhe sërish Dembélé në minutat 56 dhe 58, duke krijuar një avantazh të sigurt 5-2. Kur gjithçka dukej e mbyllur, Bayern reagoi fuqishëm: Dayot Upamecano dhe Luis Díaz ngushtuan shifrat në 5-4, duke rikthyer emocionet deri në fund.

Pavarësisht rasteve të shumta në minutat e fundit, rezultati mbeti i pandryshuar. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena, ku do të përcaktohet skuadra finaliste.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *