play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Objektivi i Japonisë në Olimpiadë, kërkon të thyejë rekordin

today02/02/2026

Background
share close

Japonia ka si objektiv të vendosë një rekord të ri medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Synimi është të tejkalohen 18 medaljet e fituara në Pekin katër vite më parë.

Njëkohësisht, drejtuesit e ekipit olimpik janë të vendosur që të përballen edhe me abuzimin online ndaj sportistëve të tyre. Deklarata u bë nga drejtuesi i ekipit olimpik të Japonisë, Hidehito Ito.

“Kemi marrë shumë informacione inkurajuese, ndaj mendoj se ka plot arsye për optimizëm. Ne besojmë se rezultatet e mira vijnë kur sportistët janë në gjendje të japin maksimumin e tyre. Nga ana jonë, duam të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur sportistët, në mënyrë që të fitojnë më shumë medalje dhe të tejkalojnë rekordin e arritur në Lojërat Dimërore të Pekinit”, tha Hidehito Ito.

Në Pekin, Japonia fitoi medalje në shtatë disiplina të ndryshme sportive, përfshirë tre medalje të arta. Në total, për eventin janë regjistruar 120 sportistë japonezë, si dhe 161 trajnerë dhe anëtarë stafi.

Ekipi japonez do të monitorojë gjithashtu nga afër rrjetet sociale për të bllokuar çdo formë abuzimi online ndaj sportistëve. Atletët japonezë kishin qenë objekt i një abuzimi të konsiderueshëm online gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *