Një nuse kursimtare ka ndarë në dysh opinionin pasi tregoi planin e saj se po mendon t’iu kërkojë të ftuarve të saj në dasmë të paguajnë për ushqimin që do të konsumojnë, në vend që t’i blejnë dhuratë.
Gruaja nga Brisbane shprehet se ka në plan të kursejë disa para në ditën e saj të rëndësishme dhe shton se as ajo dhe as partneri i saj nuk janë të interesuar për dhurata.
Ajo e hodhi çështjen për diskutim në një forum në rrjetet sociale, por përgjigjet që mori ishin të ndara në dy mendime kryesore.
Shumë njerëz e akuzuan për sjellje të papërshtatshme në një ditë të bukur si dasma, ndërkohë që të tjerë e konsideruan këtë ide të pranueshme dhe një mënyrë të zgjuar për të kursyer.
“Nëse fton njerëz nga larg dhe ata vijnë, duhet t’i ushqesh. Ata madje nuk duhet të japin as dhuratë pasi fluturimi, hoteli për të qenë pranë teje janë shumë shpenzimet për të nderuar ditën tënde”, ishte një prej opinioneve të shprehura në Facebook.
Post comments (0)