play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Nisin aplikimet në Universitet, afati deri më 3 gusht. Ja procedura

today25/07/2023

Background
share close

Nisin aplikimet në Universitet për vitin e ri akademik, PROCEDURAT që duhet  të ndiqni - Interesi Publik

Katër ditë i ndajnë maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta nga aplikimi për në universitet. Nga 29 korriku deri më 3 gusht ata mund të rendisin në portalin u Albania dhjetë degë e pëlqyera për të cilat plotësojnë kushtin e mesatares.

“Ato degë që nuk kap mestaren nuk I shfaqen fare në formularin A2. Kur mbyll aplikimin maturantët të bëjnë kujdes të konfirmojnë. Me tre gusht pas mbylljes së procesi sistemi përfundon të dhënat. Ato universitete që kanë konkurse I shkarkojnë datat brenda 6 gushtit dhe i shpallin në ëebin e tyre ditët e testimit”

Kandidatët për studentë mund të mësojnë se në cilat degë janë shpallur fitues po përmes portalit u Albania. Listat shpallen me 27 gusht ndërsa dy ditë me pas nis procesi i regjistrimit. Ndryshe nga vitet e shkuara ai do të zhvillohet me dy raunde. Raundi i parë do të vijojë të ketë shtatë faza 48 orëshe.

“Duhet të ndjekin lëvizjen e vijës përmes ngjyrave. Kur janë fitues duhet të regjistrohen brenda 48 orësh që të mos humbasin vendin, regjistrimet vijojnë deri më 11 shtator. Pas pesë ditësh portal rihapet për raundin e dytë. Ky do të jetë më i shkurtër, vetëm tre ditë pasi dhe numri maturantëve është më i vogël”

Viti i ri akademik, më dy tetor, nis me rreth 95% të studentëve të ulur në auditore. Ndërkohë kandidatët për studentë të cilët nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në dy raundet e parë kanë dhe një mundësi të fundit. Megjithëse shkolla ka filluar ata mund të regjistrohen për tu bërë pjesë e fakulteteve ku kanë mbetur vende të lira.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *