Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tirana po pret Europianin e volejbollit të vajzave nën 16 vjeç. Një turne që po organizohet së bashku me Prishtinën, i ndarë në dy grupe. Ky turne është i treti për moshat në rang kontinental që mbahet në Shqipëri.
“Këto aktivitete mbajnë ndezur flakën edhe te moshat e reja dhe po ta vini re, te moshat volejbolli shqiptar sapo vjen e po bëhet më cilësor”, tha Erlind Pëllumbi, presidenti i Federatës së Volejbollit
“Kemi një ekip shumë modest. Ne dëshirojmë të përballemi me të fortët. Komuniteti volejbollit të vendosë disa objektiva”, tha ai.
Faza finale e Europianit të Vajzave U16 do të mbahet në Tiranë me ndeshjen për titullin kampion që do të zhvillohet më 13 korrik në sallën “Feti Borova”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)