Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Rinovimi i kontratës së Kenan Yildiz me Juventusin ka ngecur!
Pavarësisht negociatave të nisura javët e kaluara, SportMediaset raporton se për momentin bisedimet mes palëve janë pezulluar. Problem nuk ka, por thjesht dëshirë për t’i garantuar sulmuesit turk të gjitha garancitë e nevojshme për ta bërë atë gjithnjë e më të rëndësishëm në projektin e klubit.
Oferta e bardhezinjve sillet rreth 5 milionë euro, shifër që do ta bënte lojtarin turk një nga më të paguarit në ekip. Turku do të zgjasë kontratën e tij nga viti 2029 në 2030.
Pengesë e vetme shikohen ambiciet e ardhshme të klubit bardhezi, që në vitet e fundit nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
“Zonja e Vjetër” ka ndryshuar disa herë trajnerët, diçka e pazakontë për klubin. Qëndrueshmëria në ekip do t’i lejonte Yildiz-it të vazhdonte aventurën e tij në mënyrë më të qetë, duke u përqendruar vetëm dhe ekskluzivisht në fushë. Për drejtuesit bardhezi situata është nën kontroll, por klubet e tjera kanë nisur të lëvizin!
Më i interesuari duket se është Arsenali, por edhe Chelsea dhe Liverpool e kanë vënë në shënjestër sulmuesin bardhezi. Në rast të mungesës së rinovimit, nga Premier League mund të vijë një ofertë joshëse.
Yildiz shpreson ta mbyllë çështjen e rinovimit sa më shpejt të jetë e mundur, por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet!
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)