play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Nga “Bat Cam” deri tek dronët/ Superkupa e Italisë me 36 kamera në stadium

today17/01/2024

Background
share close

Këtë vit, Superkupa e Italisë rikthehet të luhet në Arabinë Saudite. Stadiumi Al-Awwal Park në Riad po përgatitet të presë ndeshjet Napoli-Fitorentina dhe Inter-Lazio, si dhe finalen. Të tre ndeshjet do të xhirohen duke përdorur teknologjinë më të fundit të kamerave dhe transmetimit.

Vec 26 kamerave që do të jenë të shpërndara në të gjithë stadiumin, platformat televizive që kanë të drejtat e transmetimit do të mund të shtojnë të tjera pajisje, duke e çuar numrin në një total prej 36 kamerash.

Tifozët shqiptarë që do të ndjekin këto ndeshje në kanalet e “Supersport”, emocionet dhe përjetimi do të jetë tejet i veçantë, me pamje tërheqëse dhe grafika interaktive, falë përdorimit të kamerave të pajisura me lente kinematografike, përfshirë atë të quajtur “Bat Cam”, si dhe dronë me kamera që do të lëvizin edhe në tribunat e tifozëve.

Imazhe të papërsëritshme, pritet të vijnë edhe nga fusha e lojës, me momente të veçanta që do të përzgjidhen për t’u ritransmetuar në shpejtësi shumë të ngadaltë.

Për herë të parë, Superkupa e Italisë pritet të jetë një shfaqje fantastike kushtuar miliona spektatorëve që përmes 40 transmetuesve, do të shikojnë ndeshjet në ekranet e televizorit, si dhe online nga mbi 180 vende të botës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *