play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Ndryshon rregullorja e Maturës, Kushi: Nxënësit mund të kërkojnë testin e korrigjuar

today12/01/2023

Background
share close

Pas ankesave të vazhdueshme vitet e fundit, Matura Shtetërore do të pësojë disa ndryshime të rëndësishme. Lajmin e dha ministrja Evis Kushi që u shpreh se nxënësit do të kenë mundësi që të kërkojnë edhe testin e korrigjuar.

Evis Kushi: Rregullorja e re e maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testi, për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim, për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur, ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar, por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë

Kushi deklaroi se objektivi është që vitin e ardhshëm Abetarja e Përbashkët Unike të jetë edhe në duart e vogëlushëve në të gjitha trevat shqipfolëse.

Evis Kushi: Kjo abetare vitin e ardhshëm të jetë në duart e vogëlushëve në të gjitha trevat shqipfolëse, pse jo dhe në diasporë, pra kudo ku ka vogëlushë shqiptarë ta mësojnë gjuhën shqipe më të njëjtin tekst.

Një shqetësim tjetër që është në fokus të Ministrisë së Arsimit janë edhe klasat kolektive

Evis Kushi: Nxënësit që mësojnë në klasat kolektive të transferohen drejt shkollave ku mësojnë në kushte normale, në klasa normale më mësues me mësues të profilit. Numri i nxënësve që mësojnë në klasa kolektive është më shumë se përgjysmuar në krahasim me vitin 2013.

Objektiva të tjera që u parashtruan nga ministrja Kushi janë edhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë, kërkimi shkencor, teknologjia dhe inovacioni, si dhe rankimi e profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Interesante

Nasa bën zbulimin spektakolar, një planet shkëmbor shumë i ngjashëm me Tokën

Teleskopi i James Webb të NASA-s ka bërë një zbulim spektakolar të një planeti shkëmbor me kushte shumë të ngjashme me Tokën. Këtij planeti që ndodhet jashtë Sistemit tonë Diellor i është dhënë emri LHS 475 b. Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ka një atmosferë, por planeti është disa gradë më i ngrohtë dhe përfundon një orbitë në dy ditë. Mark Clampin, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në […]

today12/01/2023

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%