Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Festa nuk ka përfunduar ende, megjithatë ekipet gjysmëfinaliste të Champions po mendojnë për sfidat e radhës. Kuadri i eventit më të rëndësishëm kontinental për klube ka marrë formë, ku objektivi është një vend në finalen e 31 Majit, në Allianz Arena të Mynihut.
Pasi shkurorëzoi Realin e Madridit dhe siguroi vendin mes katër ekipeve më të mira për herë të parë prej vitit 2009, Arsenalin e pret sfida me Paris Saint Germain. Përballja që hap gjysmëfinalet do të luhet më 29 Prill, ndërsa në datën 30 është radha e Interit që të luajë trasfertën në Barcelonë.
Me zikaltërit që eliminuan Bayern-in dhe topçinjtë që befasuan Realin, kanë ndryshuar edhe kuotat rreth favoritëve. Arsenali është kthyer në favorit për të fituar trofeun me 28,7% mundësi, i ndjekur nga Interi me 25,5%.
Paris Saint Germain ka zbritur Barcelonën në vendin e katërt, edhe pse blaugranat kanë fituar edicionin e fundit, kur Reali, Bayerni apo Liverpool nuk luanin në gjysmëfinale. Kjo ka ndodhur në vitin 2009.
GJYSMËFINALET E CHAMPIONS LEAGUE
NDESHJET E PARA
E martë 29 Prill Arsenal – PSG
E mërkurë 30 prill Barcelona – Inter
NDESHJET E KTHIMIT
E martë 6 Maj Inter – Barcelona
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)