Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, tha se kombëtarja franceze dëshiron të kujtojë të gjitha viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2015 në Paris, ndërsa përgatitet të luajë në 10-vjetorin e ngjarjes.
Më 13 nëntor 2015, një seri sulmesh terroriste në Paris dhe përreth “Stade de France”, gjatë miqësores mes Francës dhe Gjermanisë, la 130 persona të vdekur. Mbappe u shpreh se skuadra e di rëndësinë e kësaj date dhe se do të përpiqet të nderojë ata që humbën jetën apo u prekën nga ngjarja.
Ai shtoi se qëllimi është të sjellin buzëqeshje për ata që do të jenë në stadium, ndonëse dita nuk është e gëzueshme.
“Të gjithë e dinë se është e veçantë nesër. Kështu që duam të kujtojmë të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, që janë prekur, lënduar, qoftë mendërisht apo fizikisht.
Nesër do të përpiqemi t’u bëjmë homazh të gjithë këtyre njerëzve, qoftë gjatë ditës, gjatë ndeshjes, duke u përpjekur t’u sjellim buzëqeshje atyre që vijnë në stadium, edhe pse e dimë se nuk është një ditë e gëzueshme”, u shpreh Mbappe.
Trajneri Didier Deschamps tha se do të kishte qenë më mirë të mos luhej pikërisht më 13 nëntor, por shtoi se është e domosdoshme të kujtohet ajo që ndodhi. Para fillimit të ndeshjes do të mbahet një minutë heshtje në nder të viktimave. Franca mund të sigurojë kualifikimin në Botërorin e ardhshëm nëse fiton ndaj Ukrainës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)