Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Prania e madhe e tifozëve shqiptarë që do të ndjekin në stadiumin e Varshavës ndeshjen e play-off-it me Poloninë ka detyruar autoritetet polake të ndërmarrin një sërë masash strikte për të garantuar garën sportive dhe rendin në stadium dhe jashtë tij.
Për këtë, FSHF, pas njoftimit të Federatës Polake, publikoi disa udhëzime për tifozët kuqezi gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytetin polak.
Mbajtja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike dënohet me gjobë e deri në 5 vite burg, ndërsa nuk lejohet konsumimi i alkoolit në ambiente publike.
Vendtakimi i mbështetësve kuqezi do të jetë Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula, për t’u drejtuar më pas te porta 10 e stadiumit Narodowy.
Hapja e portave do të bëhet 2 orë para nisjes së takimit dhe hyrja mund të bëhet vetëm me biletën që zotërohet në celular, e shoqëruar me një dokument identifikimi. Kjo biletë të mundëson të shfrytëzosh transportin publik pa pagesë ditën e ndeshjes, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate.
Written by: Sasha Ndreka
Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite. Ky duel shënon rikthimin e boksierit britanik në ring pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Nigeri gjatë muajit dhjetor. Prenga, në moshën 35-vjeçare, mban […]
today28/04/2026
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)