play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Nations League/ Provë force për Shqipërinë, goglat rezervojnë kundërshtarët, nuk mungojnë përplasjet e mëdha

today08/02/2024

Background
share close

Shqipëria u njoh sot me kundërshtarët në Nations League. Në Ligën B, në grupin B1, kuqezinjtë do të kenë përballë Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Në këto kushte, ekipi i Sylvinhos “peshkon” sërish çekët, ashtu si në kualifikueset e Euro 2024.

Një rival i fortë për Kombëtaren tonë natyrisht është edhe Ukraina, Përfaqësuese e cila ka njohur rritje së fundmi.  Ndoshta jo rival i rrezikshëm, por ndeshje me të vërtetë interesante do të jenë ato ndaj Gjeorgjisë, ku luan ylli i Napoli, Kvara. Për t’u përmendur është edhe shmangia e Anglisë.

Shqipëria synon të fitojë Ligën B, me sfidat që do të mbahen sipas sistemit vajtje-ardhje. Dy ndeshjet e para janë të programuara për në shtator 2024, dy ndeshje për në tetor 2024 dhe dy ndeshje për në nëntor 2024.

Vëmendja ishte edhe tek Kosova. Short pozitiv për “Dardanët” në grupin C2, Liga C, ku do përballen me Rumaninë, Qipron dhe Lituani/Gjibraltar.

 

Për të kaluar më pas  te Liga A. Në Grupin A1, Kroacia sfidon Portugalinë, Poloninë dhe Skocinë. Në grupin A2, Italia mat forcat me Francën, Izraelin dhe Belgjikën. Në grupin A3 janë Holanda, Hungaria, Gjermania dhe Bosnja—Hercegovina. Spanja, Danimarka, Zvicra dhe Serbia plotësojnë grupin A4.

 

LIGA A
Grupi A1: 
Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci

Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael

Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë

Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

Liga B

Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji

Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi

Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan

Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Liga C

Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.

Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituani/Gjibraltar.

Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut,

Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe

Liga D

Vazo 1: Lituani/Gjibraltar*, Moldavi

Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni

Grupi 1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenjshtejn

Grupi 2: Moldavi, Malta, Andorra

Kalendari:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 –   13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 –   14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 –    17-19 Nëntor 2024

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%