Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë goditur disa rajone të Greqisë Veriperëndimore dhe Korfuzin duke shkaktuar probleme të shumta.
E vështirë, situata është veçanërisht veriperëndim të ishullit të Korfuzit ku rëshqitjet e tokës shkatërruan një ndërtesë dykatëshe të braktisur, mbetjet e së cilës mbuluan disa automjete të parkuar.
Reshjet e dendura shkaktuan vërshime ujërash edhe në Budva në Malin e Zi, që i shndërruan rrugët në lumenj të furishëm.
E teksa juglindja e Europës po përballet me stuhi shirash, në veri prej pak ditësh, reshjet e dëborës po bien me intensitet të lartë.
Qindra shkolla u mbyllën në Mbreterinë e Bashkuar, ku po ashtu në disa zona është raportuar për mungesë të energjisë elektrike. Akulli dhe dëbora Rrugët me akull kanë vështirësuar lëvizjet e njerëzve dhe automjeteve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)