Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas largimit nga Real Madrid, Luka Modric do të vazhdojë karrierën në Itali. Milani ka arritur akordin me mesfushorin kroat, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Igli Tare, drejtori i ri i kuqezinjve, udhëtoi drejt Kroacisë, për të bindur 39-vjeçarin që të transferohet në Serinë A.
Modric do të përfitojë një pagë prej 4 milionë Eurosh në sezon, ndërsa janë planifikuar edhe vizitat mjekësore.
Mesfushori do të mbërrijë javën e ardhshme në Itali, për testet mjekësore dhe firmën në kontratë.
Transferimi i Modric, vjen pas largimit të Tijjani Reijnders, me holandezin që është transferuar te Manchester City në Angli.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)