play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Misioni i ODIHR publikon raportin e parë për fushatën zgjedhore të 11 Majit

today29/04/2025

Background
share close

Misioni i ODIHR që ka mbërritur në Tiranë prej 1 Prillit në raportin e parë për fushatën zgjedhore të 11 Majit e përshkruan ate si të qetë. Debatet më të ashpra sipas tij kandidatët dhe subjektet zgjedhore po i zhvillojnë në rrjetet sociale.

Sulmet personale midis udhëheqësve të partive kryesore misioni i vlerëson të zakonshme për realitetit shqiptar, përfshirë akuzat e ndërsjella për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në dokument bën dhe një raportim për temat kryesore që trajtohen nga subjektet në garë nga ato për anëtarësimin në BE, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit te Partise socialiste në pushtet tek akuzat e PD për keqpërdorim të burimeve shtetërore, blerje votash dhe krime të tjera zgjedhore.

Në raportin e tij të parë ODIHR përshkruan dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë vendit që cilësohet nga të gjithë aktorët si hap historik.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *