play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Miratohet “Paketa e maleve”, lehtësohen procedurat për zhvillimin e pronave në zonat malore

today14/03/2025

Background
share close

Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësim të procedurave për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Në seancë plenare ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vlerësoi se projektligji do të sjellë një qasje alternative për nxitjen e ekonomisë dhe turizmit malor.

Sipas tij, paketa e mbështetjes që sigurohet përmes këtij projektligji pritet t’i japë një hov investimeve të viteve të fundit në të gjithë zonat urbane dhe vijën bregdetare, duke rritur punësimin dhe të ardhurat.

Ndërsa ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh para votimit se, pr/ligji për “Paketën e maleve”, zgjidh një problem shumë të rëndësishëm në raport me zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Mazniku u shpreh se të ardhurat nga turizmi janë rritur ndjeshëm.

Në vitin e fundit turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 5 miliardë euro, ose 17 % të PBB dhe nga kjo shumë 1.7 miliardë euro ose 35% kanë shkuar në hoteleri; 1,5 miliardë euro të ardhurave nga turizmi kanë shkuar për restorantet, ku kanë përfituar kamarierët stafet e restoranteve, pagat e të cilëve janë rritur. Ndërsa 1 miliardë ose 20% e parave të turistëve që kanë shpenzuar në Shqipëri kanë shkuar për bujqësinë dhe 750 milionë të tjera në transport”, theksoi Mazniku.

Sipas tij, këto të ardhura kanë qenë të shpërndara në çdo sektor, por nuk ka një balancë shpërndarje të tillë nga ana gjeografike.

“P.sh. Himara i ka pasur të ardhurat e veta për frymë 71 mijë lekë për banor, më të larta se Tirana dhe Vlora. Ndërsa bashkitë si Mati i ka pasur 5 mijë lekë të ardhurat për frymë apo Fushë- Arrëzi 4 mijë lekë për frymë, 5 herë më pak se Himara. Puka 4 mijë lekë për frymë 6 herë më pak Himara”.

Mazniku shpjegoi se, zhvillimi i turizmit ka treguar përmirësim ekonomik të bashkive, teksa theksoi se, “fokusi ynë është shpërndarja e turizmit në territor, jo vetëm në zonat bregdetare por edhe ato malore”.

Ai tha se, me këtë nismë i jepet zgjidhje problemit të pronës, aplikimit për një leje zhvillimore në turizëm dhe mundësi poseduesve të mirëfilltë të tokës për ta zhvilluar pronën e tyre në funksion të turizmit që rrit të ardhurat ekonomike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *