Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today02/09/2025
Futbollistët e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Adi Kurti, kanë folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
Rashica vlerësoi kundërshtarët dhe theksoi se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin.
Objektivi është të japim maksimumin nga vetja jonë. I imi është të shënoj gola dhe të bëj më të mirën time për Kombëtaren. Atmosfera është shumë e mirë. Lojtarët janë të motivuar dhe besoj që do dalim patjetër me një rezultat pozitiv. Është ndeshje e fortë dhe është mirë për ne që të kemi mbështetje nga tifozët”, u shpreh Rashica.
Një nga risitë e trajnerit Bushi në këtë grumbullim, Adi Kurti u shpreh i lumtur për ftesën dhe vlerësoi nivelin e kundërshtarëve. Ai theksoi se Shqipëria do të futet me mentalitet fitues në fushë dhe i bëri thirrje tifozëve në Elbasan për të mbështetur Kombëtaren U-21.
“Jam shumë i lumtur për ftesën nga profesor Bushi. Isha shumë i lumtur kur mora vesh që do të jem me Kombëtaren U-21. Është një kohë e gjatë që e prisja dhe kam punuar fort për këtë ftesë. Zvicra dhe Gjermania janë dy Kombëtare të nivelit botëror që gjithmonë kanë prodhuar futboll shumë të mirë dhe kualitativ. Por ne do të futemi gjithmonë me mentalitet fituesi, sepse edhe ne jemi një Kombëtare që jemi në rritje, që mund t’i bëjmë dëm çdo ekipi.
Jemi mirë me njëri-tjetrin, po mundohemi të njihemi avash-avash sepse disa jemi të rinj. Atmosfera është shumë pozitive. I bëj një thirrje tifozëve, të gjithë tifozëve të Elbasanit që të vijnë dhe të na mbështesin sepse do të jetë një ditë e bukur për Elbasanin”, u shpreh Kurti.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)