play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit 2023

today16/01/2024

Background
share close

Lionel Messi është fituesi i çmimit The Best nga FIFA, por argjentinasi nuk u paraqit në ceremoni për ta tërhequr.

Të paqarta janë arsyet përse futbollisti nuk u paraqit. Në Londër aty ku u mbajt ceremonia u përfol se ai ka zgjedhur të vijojë stërvitjen me Inter Miami në Shtetet e Bashkuara pasi nuk ka qenë i sigurtë që do të fitonte, duke qenë se një pjesë e mediave nxorën fitues Erling Haland.

Nga ana tjetër as norvegjezi nuk u paraqit, me gjasë edhe ku për të njëjtën arsye se disa media shpallën fitues Lionel Messin.

Kështu që trofeu u tërhoq nga prezantuesi i ceremonisë Thierry Henry.

Kjo ishte hera e tretë që Messit iu akordua ky çmim nga një juri e përbërë nga trajnerë kombëtaresh.

Pep Guardiola mundi konkurrencën e Inzaghit dhe Spalletit dhe u shpall trajneri më i mirë, ndërsa në formacionin e vitit dominuan lojtarët e Manchester City.

Për femra çmimi The Best u fitua nga futbollistja e Spanjës dhe Barcelonës, Aitana Bonmati.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *