Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sulmuesi i Inter Miami, Lionel Messi, nuk është grumbulluar me Kombëtaren e Argjentinës për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës.
Albiçelestet do të përballen me Brazilin në shtëpi dhe Uruguain në transfertë.
Messi u la në stol për tri takime, përpara se të rikthehej në fushë, ku shënoi në sfidën kundër rivalëve xhamajkane të Cavalier, të vlefshme për “Concacaf Champions Cup”.
Argjentina mund të sigurojë kualifikimin në dy takimet e radhës.
Albiçelestet kryesojnë grupin kualifikues të Amerikës së Jugut, të përbërë nga 10 ekipe me pesë pikë më shumë nga ndjekësit e Uruguait, ndërsa kanë ngelur edhe 6 takime deri në përufndim të kualifikueseve.
Verdhejeshilët janë larg shtatë pikë. Gjashtë ekipet e para të renditjes kualifikohen automatikisht në Kupën e Botës 2026, ndërsa skuadra e vendit të shtatë shkon në play-off.
Pas 12 raundeve, Messi është golashënuesi më i mirë me gjashtë gola, duke shkuar në total në 112 rrjeta nga 191 paraqitje ndërkombëtare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)