play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Mesazhe politike në EURO 2024/ Tifozët e Rumanisë provokuan Ukrainën, brohoritën emrin e Putinit në stadium

today18/06/2024

Background
share close

Rumania shënoi një fitore të thellë 3-0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për grupin E në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Megjithëse kjo ishte fitorja e parë në 24 vite, ky triumf i rumunëve u zbeh nga tifozët e saj në stadium, shkruan The Mirror.

Një video e publikuar në X, tregon tifozët rumunë që brohorasin e emrin e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, vendit që është në luftë me Ukrainën.

Kjo vjen pasi UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, vendosi të ndalojë flamujt rusë nga të gjitha ndeshjet e Ukrainës në Gjermani këtë verë nga frika se prania e tyre mund të çojë në çështje serioze të sigurisë brenda stadiumeve.

Një zëdhënës i UEFA-s tha: “Flamujt rusë nuk do të lejohen në ndeshjet e ekipit kombëtar të Ukrainës. Të gjithë flamujt pranohen përgjithësisht nëse nuk konsiderohen provokues dhe diskriminues ose mund të përfaqësojnë një çështje sigurie.”

Ndërkohë, presidenti Putin vendosi që ndeshja të mos transmetohej në asnjë stacion televiziv në Rusi. Ndeshjet e ardhshme të Ukrainës në Grupin E kundër Sllovakisë dhe Belgjikës do të ndalohen gjithashtu nga televizioni rus.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *