Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today18/09/2025
Vetëm 25 minuta ka zgjatur seanca e sotme në Kuvend, me 5 minuta pushim në mes për shkak të tensioneve.
Kuvendi u mblodh për diskutuar programin qeverisës të propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama.
Por, bllokimi i foltores nga opozita shtyu kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla të kërkoi kalimin në votim. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të ministrave, i cili u miratua me 82 vota pro, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim.
Më herët, teksa kryeministri Rama po prezantonte programin qeverisë, deputetët e opozitës tentuan të bllokonin foltoren. Kjo për shkak të fjalim-mesazhit të transmetuar në Kuvend nga ministrja “Diella” për të cilën opozita pretendon se nuk ka mandat.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)