Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Fitorja 3-0 e Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos në “San Mames” u zbeh nga dëmtimi i Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi anglez u zëvendësua në minutën e 55-të, duke i hapur vendin Marco Asensio-s.
Testet fillestare të Real Madridit kanë treguar se 27-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë, me ekipin mjekësor të klubit që thekson se rikuperimi i tij do të monitorohet nga afër.
Lojtari ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, ku nuk e fsheh zhgënjimin e madh.
“Jam absolutisht i shkatërruar nga kjo. Dhemb, por do të punoj për tu rikthyer më i fortë dhe më mirë. Shihemi në vitin 2026”, shkruan Trent Alexander-Arnold.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)