Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një avion i llojit “Boeing 737” pritet të shndërrohet në një atraksion të ardhshëm turistik, pasi do të shndërrohet në një hotel përrallor në Bali.
Sipërmarrësi rus, Felix Demin, ka ëndrra të larta për “Boeing 737” e tij, që e bleu në vitin 2021. 31-vjeçari e bleu avionin komercial nga ish-linja ajrore indoneziane “Mandala Air”, e cila pushoi së funksionuari në vitin 2014.
Tarifa për një natë në bordin e tij është caktuar të kushtojë afërsisht 7300 dollarë. Ngjitur me avionin do të jetë një pishinë gjigante me pamje nga Oqeani Indian, ndërsa do të ketë dy dhoma gjumi dhe dy tualete.
Për ta çuar aeroplanin në pozitën e tij buzë shkëmbit, Deminit i nevojiteshin jo vetëm lejet, por koha e një jave në shtator të vitit 2021, gjatë së cilës avioni u transportua në seksione të ndara në skajin e një mali.
Sipas një listimi të “Expedia” për Private Jet Villa nga “Hanging Gardens”, siç është quajtur, do të ketë gjithashtu “parkim pa pagesë”, një kuzhinë, ajër të kondicionuar, një pritje 24-orëshe dhe akses falas në internet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)